Pse janë Shqiptarët kaq zhgënyes?

Jam nje Shqiptar i cili ka lindur, është rritur dhe jeton jashtë shtetit.

Gjithmonë jam ndjerë sikur nuk i përkas asnjë grupi me shumice Shqiptare përshkak se gjithmonë zhgënjehem dhe kuptoj që nuk kemi asgjë të përbashkët përveç përkatësisë etnike.

Dhe jo, nuk mendoj që jam me i mirë ose me i zoti për faktin që nuk jetoj ne atdheun e prindërve të mi. Po, thash atdheun e prindërve të mi e jo timin, sepse nuk e konsideroj si të tillë. As nuk kam atë dashurinë delirante që pjesa dërmuese e Shqiptarëve kanë, si jashtë e ashtu brenda vendit.

Për çfarë jeni kaq krenar njëherë sepse sinqerisht nuk e kuptoj. Për mjerimin? Për korrupsionin? Për drogën? Për vrasjet? Që Shqipëria ka IQ me te ulët ne Evropë? Për politikanët që ju trajtojnë si shtetas të nivelit të dyte në vendin tuaj? Për faktin që shumica e Shqiptarëve nuk dinë si të lexojnë e të shkrujanë saktë Shqip? Që shoqëria Shqiptare është totalisht e kalbur dhe e degjenuar?

Ju lutem me thoni për çfarë duhet të jem krenar.

Sepse sa hërë që me pyesin njerëzit se nga vij, i gënjej.

E di që do kem nga ata që do më thërrasin lloj-lloj emrash kur të lexojnë këtë por nuk më çudit aspak më.

Jam i bindur se Shqipëria është siç është sepse populli e meriton.